Most Recent Articles
Leter Vleresimi
Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtesise japin vleresimin e tyre maksimal per Institutin Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar (ISHDPK) per punen shume te mire qe po ben ky institut, ne lidhje me parandalimin, zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e familjeve qe jane te prekura nga fenomeni i gjakmarrjes.
Read MoreGazeta Republika – Fushate Pajtimi, Kete Vit u Shuan 29 Hasmeri
Në një kohë, që vrasjet për hakmarrje janë shtuar ndjeshëm, shoqëria civile ndërmerr një fushatë të gjerë pajtimi. Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë nën moton, “100 pajtime për 100 vjetor”, Instituti “Shtëpia e pajtimit kombëtar” raporton se këtë vit kanë pajtuar 29 familje në hasmëri dhe kanë në proces dhe 68 të tjera.
“Instituti “Shtëpia e pajtimit kombëtar” pasi ka analizuar të gjithë aktorët e kësaj performance ka nisur fushatën ’100 pajtime për 100-vjetorin e Pavarësisë’. Vetëm 6-mujorin e parë të këtij viti ky institut ka arritur ndërmjetësimin me sukses për pajtimin e 29 familjeve. Kryesisht në qarkun Durrës, Shkodër, Tiranë, Lezhë dhe Burrel. Ky institut në fazën zhvilluese ka dhe 68 familje në proces, pjesa më e madhe e të cilave përfundon në ditët në vijim”, thotë Agim Loci, Drejtor i Institutit “Shtëpia e pajtimit kombëtar”.
Gjatë një takimi me drejtues të institucioneve të ndryshme kjo organizatë apelon që familjet në gjak të shtrinë dorën e pajtimit. Ndërsa i kërkojnë strukturave të policisë dhe organizmave të tjerë ti mbështesin në drejtim të zgjidhjes të kësaj plage shekullore.
http://www.gazetarepublika.al/?p=28764
Read MoreFushatë pajtimi, këtë vit u shuan 29 hasmëri
Në një kohë, që vrasjet për hakmarrje janë shtuar ndjeshëm, shoqëria civile ndërmerr një fushatë të gjerë pajtimi. Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë nën moton, “100 pajtime për 100 vjetor”, Instituti “Shtëpia e pajtimit kombëtar” raporton se këtë vit kanë pajtuar 29 familje në hasmëri dhe kanë në proces dhe 68 të tjera.
“Instituti “Shtëpia e pajtimit kombëtar” pasi ka analizuar të gjithë aktorët e kësaj performance ka nisur fushatën ‘100 pajtime për 100-vjetorin e Pavarësisë’. Vetëm 6-mujorin e parë të këtij viti ky institut ka arritur ndërmjetësimin me sukses për pajtimin e 29 familjeve. Kryesisht në qarkun Durrës, Shkodër, Tiranë, Lezhë dhe Burrel. Ky institut në fazën zhvilluese ka dhe 68 familje në proces, pjesa më e madhe e të cilave përfundon në ditët në vijim”, thotë Agim Loci, Drejtor i Institutit “Shtëpia e pajtimit kombëtar”.
Gjatë një takimi me drejtues të institucioneve të ndryshme kjo organizatë apelon që familjet në gjak të shtrinë dorën e pajtimit. Ndërsa i kërkojnë strukturave të policisë dhe organizmave të tjerë ti mbështesin në drejtim të zgjidhjes të kësaj plage shekullore.
Read MoreINSTITUTI “SHTEPIA DREJTESISE DHE PAJTIMIT KOMBETAR” denon vrasjen e Ambasadorit dhe 4 bashkepunetoreve te tij ne Libi
INSTITUTI “SHTEPIA DREJTESISE DHE PAJTIMIT KOMBETAR” denon vrasjen e Ambasadorit dhe 4 bashkepunetoreve te tij ne Libi eshte i turpshem per ate vend .Nje film mund te kritikohej, jo te vritej nje ambasador qe nuk e ka shkruar as skenarin as se ka bere regjisorin .Eshte shume mire te respektohet besimi i gjithkuj , por rastet ekstreme jane te neveritshme te vrasesh njerez kot ne emer dhe ne mbrojtje te asnje lloj profeti.
Agim Loci, ISHDPK. Fëmijët e ngujuar thirrje për tu shkolluar
Në prag të vitit të ri mësimor fëmijët e ngujuar bëjnë thirrje për tu shkolluar. Në të gjithë vendin tonë numërohen rreth 134 fëmijë të cilët janë të ngujuar prej fenomenit të gjakmarrjes 34 prej të cilëve vetëm në qarkun e Shkodrës.Agim Loci, drejtor i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” shpjegon se zgjidhja për këta fëmijë do të ishte dërgimi i mësuesve në shtëpitë e familjeve të ngujuara.
Në të gjithë Shqipërinë numërohen të jenë 700 familje të prekura prej gjakmarrjes nga të cilat 350 janë ngujuar.