Agim Loci, ISHDPK. Fëmijët e ngujuar thirrje për tu shkolluar
Në prag të vitit të ri mësimor fëmijët e ngujuar bëjnë thirrje për tu shkolluar. Në të gjithë vendin tonë numërohen rreth 134 fëmijë të cilët janë të ngujuar prej fenomenit të gjakmarrjes 34 prej të cilëve vetëm në qarkun e Shkodrës.Agim Loci, drejtor i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” shpjegon se zgjidhja për këta fëmijë do të ishte dërgimi i mësuesve në shtëpitë e familjeve të ngujuara.
Në të gjithë Shqipërinë numërohen të jenë 700 familje të prekura prej gjakmarrjes nga të cilat 350 janë ngujuar.