Most Recent Articles
APEL NGA ‘’SHTEPIA E PAJTIMIT KOMBETAR”
Instituti“Shtëpia e Drejtësisë dhe e pajtimit Kombëtar’’ në emër te familjeve që vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes, kërkon nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të bëjë të mundur që edhe atyre tu mundësohet infrastruktura e nevojshme për të votuar në zgjedhjet e qershorit. Këta persona janë shtetas legjitim të këtij vendi dhe kanë të drejtëqë të marrin pjesë në votime.
Read MoreInterviste me gazetaren Spanjolle ne “SHTEPINE E PAQES”
Interviste ne “SHTEPINE PAQES” ne Kuvendim e Burrave, me gazetaren Spanjolle pas inspektimit te familjeve te prekur nga fenomeni i gjakmarrjes.
Nga ana e gazetares eshte shprehur nje interes i larte ne njohjen e fenomenit te gjakmarrjes, i cili ka ngujuar shume familje ne Shqiperi. Gazetarja ka bere inspektime, intervista dhe filmime ne terren duke pasqyruar situaten teper alarmante ne te cilen ndodhen keto familje. Drejtori e Institutit Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar z.Agim Loci, ka bere nje pasqyrim te te gjithe situates reale ne te cilen ndodhen familjet e prekura nga ky fenomen dhe thirrjes per ndihmese te ketyre familjeve. ISHDPK-ja ka bere nje pune te madhe ka theksuar Drejtori ISHDPK-se z. Agim Loci, por kerkohet akoma dhe me shume ndihma e te gjithe institucioneve mediatike, per realizimin e sa me shume fushatave sensibilizuese per largimin e ketij fenomeni dhe pajtimit te familjeve te prekura tashme.
Read MoreDrejtori i ISHDPK-se z.AGIM LOCI, ne inspektimin i familjeve te ngujuara ne zonen e Kurbinit, se bashku me z. JAY PORTER perfaqesues i Ambasades Amerikane
Gjate inspektimit te bere ne familjet e ngujuara ne zonen e Kurbinit, z. JAY PORTER perfaqesues ne Ambasaden Amerikane, me detyre POLITICAL OFFICER, EMBASSY OF THE UNITED STATES OF AMERICA, i shoqeruar ne kete inspektim me DREJTORIN EKZEKUTIV ISHDPK-se z.AGIM LOCI, si dhe me Koordionatorin e ISHDPK-se per zonen e Kurbinit, z.Xhek Bushi. Ne keto vizita z.Jay Porter u njoh nga afer me situaten reale te ketyre familjeve, duke biseduar dhe pare problematikat e tyre. Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar me drejtor z.Agim Loci, ka dhene mbeshtetjen e tij per keto familje ne zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e tyre. Por per te arritur rezultat eshte e nevojshme te japin kontributin e tyre te gjithe institucionet kombetare dhe nderkombetare. Me kete rast falenderojme Ambasaden Amerikane ne Shqiperi, e cila po merret seriozisht ne ndihmese te ketyre familjeve dhe ne zhdukjen e fenomenit te gjakmarrjes.
Read MoreInstituti” Shtepia Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar”, festoi festen e 100 Vjetorit te Pavarsise se Shqiperise ne nje Kuvend te madh me misionaret e pajtimit, te ardhur nga trevat Shqipetare dhe Diaspora te cilet percollen ne kete feste mesazhin e madh te Paqes. Te pranishem ishin shume personalitete te cilet moren nje mesazh per te bashkepunuar me shume per Paqe, Pajtim dhe Bashkim per te gjithe Shqiptaret. Ky kuvend u mbajt ne shtepine e familjes Agim Loci, nje shtepi e kthyer ne simbol te Paqes, mirekuptimit, te faljes, te tolerances, dhe ka marre emrin “SHTEPIA PAQES”.
Zoti e Bekofte Shqiperine.
Read MoreVizita ne USA
Me ftese te Shoqates Keshilli Kombetar Shqipetar – Amerikan z.Avni Mustafaj, si dhe kryetari i shoqates “Vatra” z. Gjon Bucaj, drejtori i Institutit “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar” z. Agim Loci, ka zhvilluar takime te rendesishme me personalitete te ndryshme, nder te cilet theksojme:
Deputeti Mark Gjonaj, Juristin Fatos Koleci, Presidentin e Republikes se Shqiperise z. Bujar Nishani, z. Avni Mustafaj, z.Gjon Bucaj, etj.
Keto takime jane perqendruar tek fenomeni i gjakmarrjes dhe korrupsionit. Presidenti Nishani eshte treguar i gatshem per te bashkepunuar me kete Institut.
Deputiti Mark Gjonaj ka treguar mbeshtetjen dhe kontributin e tij ne ndihme te Institutit “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar”.
Ne takimin me Juristin/Avokatin Fatos Koleci eshte vendosur mbeshtetja e tij nga ana ligjore per kete Institut si dhe per deget qe jane ne New York, New Jersey dhe Detroit qe pritet te hapet se shpejti.
Kryetari i Shoqates Keshilli Kombetar Shqipetar – Amerikan z.Avni Mustafaj, si dhe kryetari i shoqates “Vatra” z. Gjon Bucaj jane treguar te gatshem per te bashkepunuar me kete Institut per te ulur fenomenin e gjakmarrjes.
Instituti “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar”, po gjen mbeshtetjen edhe te ambasadorit te Shteteve te Bashkuara ne Tirane z. Aleksander Arvizu.
Read More