Most Recent Articles
ISHDPK, Agim Loci shpalos projektin per menyren e votimit te familjeve te ngujuara.
TIRANË- Teksa dhe pak javë na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” është në përfundim të strategjisë për marrjen pjesë në votime të familjeve që janë të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes.
Kryetari i Institutit Agim Loci në një intervistë për News24 deklaron se shoqërimi do të bëhet nga koordinatorët dhe misionarët në rrethe dhe nga makinat e një policie private dhe se për këtë projekt ka pasur edhe një takim me kryetaren e KQZ-së.
“Do jetë një shoqërim me koordinatorët dhe me misionarët, do monitorohet nga qendra për mbarëvajtjen. Familjet do jenë nën mbikëqyrje, ne kemi kërkuar ndihmë edhe nga policia e shtetit, ata do shoqërohen nga makina të policisë private që të votojnë si të gjithë shqiptarët”, tha Loci.
Ai më tej shpjegon se projekti shtrihet në 6 qarqe të vendit dhe se janë rreth 300 familje të prekura nga fenomeni, ndërsa qarku me i prekur është ai i Shkodrës dhe më pas vjen ai Lezhës.
“Qarku me më shumë familje është ai i Shkodrës. Nëqoftëse në do dërgonim kutitë nëpër shtëpitë e tyre do të thotë që të legalizojmë ngujimin e tyre. Është më mirë të dalin të votojnë”, thotë ai.
Sipas Agim Locit, kohët e fundit vihet re një ulje e rasteve të gjakmarrjes pasi shqiptarët po ndërgjegjësohen dhe po i shtrinë dorën njëri-tjetrit për pajtim.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, z. Agim Loci
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, z. Agim Loci. Z. Loci tha se Instituti që ai drejton ka arritur deri tani të regjistrojë rreth 60% të anëtarëve të familjeve që janë në gjak në të gjithë Shqipërinë dhe se së shpejti këtë listë emërore do t’ia dorëzojë edhe KQZ-së, po gjithashtu z.Loci theksoi qe menyra se si do votohet per familjet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes eshte i qarte do shoqerohen nga koordinatoret dhe misionare te ishdpk-se per ne qendrat e votimit, Krytarja Zj.Lefteri Lleshi e mirepriti kete kerkese drejtuar nga z.Loci. Kryetarja e KQZ -se eshte informuar se Instituti Shtepia e Drejtesise e ka kundershtuar qe te dergohen kutite per ne familjet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes . Krytarja e KQZ-se e ka pershendetur nismen dhe menyren qe ka paraqitur z.Loci.
Read MoreZgjedhjet, Instituti i Pajtimit: Të mundësohet votimi i të ngujuarve
TIRANE – Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Instituti i Pajtimit Kombëtar bën apel që të sigurohet e drejta e votës edhe për personat e ngujuar.
Përmes një kërkese zyrtare, drejtuar kryetares së KQZ-së, Lefterie Lleshi, Instituti i Pajtimit Kombëtar kërkon që të mundësohet infrastruktura e nevojshme që personat e ngujuar të mund të votojnë më 23 qershor.
“I kemi dërguar një kërkesë kryetares së KQZ-së, zonjës Lefterie Lleshi, për ti kërkuar të ndikojë në zbatimin e të drejtave të këtyre familjeve dhe të mendojë për një zgjidhje për personat e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Në zgjedhjet e mëparshme kemi pasur një përvojë pozitive në këtë drejtim, pasi Instituti i Pajtimit Kombëtar, i ndihmuar nga forcat e rendit ka shoqëruar rreth 700 familje në qendrat e votimit.”- deklaroi kryetari i Institutit të Pajtimit Kombëtar, Agim Loci.
Sipas Locit, ky institut po përgatit listën e familjeve që nuk mund të dalin nga shtëpitë për të marrë pjesë në votime.
Read More“Të votojnë të ngujuarit”, Loci në KQZ: Janë 700 familje në gjak