Vizita ne USA

Me ftese te Shoqates Keshilli Kombetar Shqipetar – Amerikan z.Avni Mustafaj, si dhe kryetari i shoqates “Vatra” z. Gjon Bucaj, drejtori i Institutit “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar” z. Agim Loci, ka zhvilluar takime te rendesishme me personalitete te ndryshme, nder te cilet theksojme:

Deputeti Mark Gjonaj, Juristin Fatos Koleci, Presidentin e Republikes se Shqiperise z. Bujar Nishani, z. Avni Mustafaj, z.Gjon Bucaj, etj.

Keto takime jane perqendruar tek fenomeni i gjakmarrjes dhe korrupsionit. Presidenti Nishani eshte treguar i gatshem per te bashkepunuar me kete Institut.

Deputiti Mark Gjonaj ka treguar mbeshtetjen dhe kontributin e tij ne ndihme te Institutit “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar”.

Ne takimin me Juristin/Avokatin Fatos Koleci eshte vendosur mbeshtetja e tij nga ana ligjore per kete Institut si dhe per deget qe jane ne New York, New Jersey dhe Detroit qe pritet te hapet se shpejti.

Kryetari i Shoqates Keshilli Kombetar Shqipetar – Amerikan z.Avni Mustafaj, si dhe kryetari i shoqates “Vatra” z. Gjon Bucaj jane treguar te gatshem per te bashkepunuar me kete Institut per te ulur fenomenin e gjakmarrjes.

Instituti “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar”,  po gjen mbeshtetjen edhe te ambasadorit te Shteteve te Bashkuara ne Tirane z. Aleksander Arvizu.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *