Fushatë pajtimi, këtë vit u shuan 29 hasmëri

Në një kohë, që vrasjet për hakmarrje janë shtuar ndjeshëm, shoqëria civile ndërmerr një fushatë të gjerë pajtimi. Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë nën moton, “100 pajtime për 100 vjetor”, Instituti “Shtëpia e pajtimit kombëtar” raporton se këtë vit kanë pajtuar 29 familje në hasmëri dhe kanë në proces dhe 68 të tjera.

“Instituti “Shtëpia e pajtimit kombëtar” pasi ka analizuar të gjithë aktorët e kësaj performance ka nisur fushatën ‘100 pajtime për 100-vjetorin e Pavarësisë’. Vetëm 6-mujorin e parë të këtij viti ky institut ka arritur ndërmjetësimin me sukses për pajtimin e 29 familjeve. Kryesisht në qarkun Durrës, Shkodër, Tiranë, Lezhë dhe Burrel. Ky institut në fazën zhvilluese ka dhe 68 familje në proces, pjesa më e madhe e të cilave përfundon në ditët në vijim”, thotë Agim Loci, Drejtor i Institutit “Shtëpia e pajtimit kombëtar”.

Gjatë një takimi me drejtues të institucioneve të ndryshme kjo organizatë apelon që familjet në gjak të shtrinë dorën e pajtimit. Ndërsa i kërkojnë strukturave të policisë dhe organizmave të tjerë ti mbështesin në drejtim të zgjidhjes të kësaj plage shekullore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *