Agim Loci, ISHDPK: Bashkëpunim ndërinstitucional kundër gjakmarrjes

Drejtuesi i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, Agim Loci, ka qenë i pranishëm në Komisionin e Ligjeve për raportin e prezantuar nga Avokati i Popullit mbi shqetësimet që ka ngjallur ky fenomen

Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” vijon veprimtarinë e saj për minimizimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.

Drejtuesi i këtij institucioni, Agim Loci, ka qenë i pranishëm në Komisionin e Ligjeve për raportin e prezantuar nga Avokati i Popullit mbi shqetësimet që ka ngjallur ky fenomen, masat dhe strategjinë që duhet ndërtuar për minimizimin e tij.

Zoti Loci nga ana e tij ka dhënë vlerësimet e veta për këtë raport, si dhe ka falenderuar Kuvendin e Shqipërisë për nisma të tilla që sipas tij janë në shërbim të kombit.

Z.Xhemal Qefalia, Deputet dhe Anetar i Komisionit te Ligjeve tha:

“Nuk e di sa organizata operojnë në këtë fushë po dua të theksoj se një nga organizatat që punon në terren dhe ka dhenë rezultat është Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar që drejtohet nga z.Loci të cilin e falenderoj për punën e tij. Kemi 10 raste që i kemi ndërmjetësuar së bashku duke arritur dhe rezultate të mira-tha ai.

Rezultatet e kësaj organizate në rang ndërkombëtar vazhdojnë të ecin përpara dhe pse kemi shumë pengesa. Më 17 nëntor 2014 Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” ka hapur zyrtarisht degen e saj në Nju Jork e cila do shërbejë për të gjitha familjet të cilat kanë nevojë dhe përtej kufijve të Shqipërisë », tha deputeti Xhemal Qefalia.

Në këtë tryezë u diskutua mbi problemin e gjakmarrjes dhe masat që duhen marrë nga ministritë përkatëse.

Gjithashtu Insituti, i cili punon edhe në terren për pajtimin e familjeve në gjakmarrje, dha rekomandimet e veta me fokus “siguria fizike, shëndetësore dhe ekonomike për familjet e prekura  si dhe parandalimi i konflikteve, vrasjeve dhe pajtimit mes familjeve”.

Zv/ministrja Malaj në fjalën e saj tha ndër të tjera se nevojitet bashkëpunim i të gjithë aktorëve socialë për të ndalur këtë  fenomen.  Në mbështetje të familjeve të ngujuara u shprehën edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe ajo e AMSHC-së.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *