Kryetari i Vatrës priti drejtorin Ekzekutiv të Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”

Të Shtunën në mbrëmje, 5 korrik 2014, Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, priti z. Agim Loci, drejtor Ekzekutiv i Institutit ”Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, nw Tiranw, i cili ndodhet për nëj vizitë në SHBA.
Kryetari i Vatrës i uroi mirëseradhjen z. Loci dhe e njohur me historinë e Vatrës dhe veprimtaritë e saj Kombëtare.
Duke vizituar ekspozitën historike të Vatrës në 102 vitet e jetës së saj, z. Loci u njoh me rrugën dhe kontributin e Vatrës për cështjen kombëtare.
Nga ana e tij drejtori ekzekutiv i Institutit ”Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” tregoi për kontributin që jep institucioni që ai drejton në pajtimin dhe shuarjen e konflikteve të shumta që kanë lindur në vitet e zgjatura të tranzicionit.Z. Loci shoqerohej nga e bija studente ne New York.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *