Votojnë familjet e ngujuara

ngujimi 2

Sot Instituti Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar, ka realizuar shoqërimin e mbi 50% të familjeve të ngujuara, në Tiranë, në Qarkun Durrës, qarkun Shkodër , qarkun Lezhë janë shoqëruar për në kutite e votimit, puna është koordinuar në mënyrë perfkte dhe gjithçka ka shkuar më së miri. Ishte vërtetë një punë e lodhshme, po kur del me sukses nuk ndjen me lodhje. “Më vjen mirë për një pjesë që shoqërova sot se shprehen deshirën e madhe për të votuar për herë të parë, falënderoj të gjitha familjet që na kanë mirëkuptuar për punën tonë si institut, kjo është detyra jonë si organizatë për të koordinuar punën në terren për t’i mbështetur këto familje në këtë komunitet. Dua të falënderoj pushtetin vendor anëtarët e qëndrave të votimit të cilët u treguan të gatshëm duke bashkëpunuar duke i futur pa radhë, që votimi i tyre të mbaronte sa më shpejt për t’ju shmangur ndonjë incident. Kemi bërë vetëm detyrën tonë si misionarë të Paqes, në shërbim të Kombit. Falenderoj kordinatorët dhe misionarët për punën e tyre te palodhshme. Zoti e bekofte Shqiperine. U shpreh Drejtor Ekzekutiv në Instituti “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *