1 Qershori, feste dhe dhurata per femijet e ngujuar ne “Shtepine e Paqes”.

INSTITUTI “SHTEPIA E DREJTESISE DHE PAJTIMIT KOMBETAR” ME 1 QERSHOR FESTON FESTEN NDERKOMBETARE TE FEMIJEVE NE “SHTEPINE E PAQES” NE FSHATIN LARUSHK FUSHE-KRUJE ME FEMIJET E PREKUR NGA FENOMENI I GJAKMARRJES DHE FEMIJET JETIME.

Fjalen e hapjes e beri perfajsuesja e femijeve te prekur nga fenomeni i gjakmarres ELIDA LOCI. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, shtetit tek ata. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive koncerte. 1 Qershori është Dita Ndërkombetare e Fëmijëve. Në Shqiperi dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsidesueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit. Kjo gjë koncidoi të ishte në të njejtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre. Meritojn nje Urim dhe pake vemendje ne dite nderkomtare per Femijet. Po me shume meritojne femijet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes dhe Femijet jetime ,Po ju drejtohemi politikes duke bere Apel per ti mbeshtetur keto femijet te cilet kane nevoje me shume se nga te gjithe. Ne kete aktivitet moren pjese perfajsues te partive politike qe percollen mesazin e paqes, student te akademise se arteve, ansambli I kenges se qytetit te Fushe – Krujes , kengetar me cilteli etj.

Gezuar Engjej te vegjel! Dhe u rritshi me nje femijeri te lumtur dhe me nene dhe babe!

Zoti ju bekofte.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *