GjAKMARRJA NJE SFIDE PER TE GJITHE

“GjAKMARRJA NJE SFIDE PER TE GJITHE” do te luftohet me arsim.

Kjo eshte nisma e Institutit “Shtepia e Drejtesise dhe e Pajtimit Kombetar”. Shoqeria civile angazhohet ne uljen e numrit te familjeve ne hasmeri nepermjet futjes se kurikulave te reja shkollore ne arsimin baze dhe ate te mesem. Nepermjet kesaj nisme pritet qe te forcohet nocioni i shtetit ligjor dhe ndershkueshmeria sipas ligjit.Krahas pajtimit te familjeve ne hasmeri, ISHDPK ka intensifikuar perpjekjet me Ministrine e Arsimit qe lufta ndaj fenomenit te gjakmarrjes te zhvillohet nepermjet emancipimit shoqeror. Duke perfshire ne kurikulat shkollore nje disipline te caktuar mbi edukimin ligjor dhe shtetin e se drejtes. Instituti “Shtepia e Drejtesise dhe e Pajtimit Kombetar”, gjate tremujorit te pare te vitit 2013 eshte fokusuar ne dhenien e ndihmave ushqimore per te gjithe grate dhe femijet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike te ketyre familjeve ISHDPK ka shperndare ne terren sasi ushqimesh per te cilat kerkohet sensibilizim mbarekombetar per vijimin e mbeshtetejes se ketyre familjeve. Ne kete konference te Institutit “Shtepia Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar” merrnin pjese Zv.Ministre e Drejtesise Zj.Brikena Kasmi gjithshatu dhe Irma Baraku, Komisionere per mbrojtjen nga Diskriminimi. I falenderojme per mbeshtetjen e madhe dhe ISHDPK-se.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *