Interviste me gazetarin Rus te televizionit Channel One Russia,ne Shtepine e Paqes.

Gjate dites se sotme ne Shtepine e Paqes eshte mbajtur nje interviste per nje nga televizionet me prestigjoze shteterore ne Rusi. Drejtori Ekzekutiv i Institutit Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar z.Agim Loci ka dhene nje interviste per gazetarin e njohur Ergeny Barandy te Televizionit Channel One Russia, i cili ka qene i interesuar per tu njohur me situaten e fenomenit te gjakmarrjes dhe burrereshave ne Shqiperi. Me poshte po shkepusim disa nga pyetjet e shtruara gjate intervistes se Gazetarit Ergeny Barandy me z.Agim Loci:

Gazetari: Zoti Loci, Instituti Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar qe ju drejtoni, a ka patur mbeshtetje nga Shteti Shqipetar?

Pergjigje: Ne kemi gjetur mbeshtetje te madhe nga Policia e Shtetit dhe nga Ministria e Drejtesise. Ju jemi mirenjohese qe c’do kerkese tonen e kane shqyrtuar me kujdesin maksimal dhe na kane dhene ndihmen e duhur per te arritur zgjidhjen, apo mbrojtjen e kerkuar.

Gazetari: Po nga Komuniteti Europian a keni gjetur mbeshtetje ne punen qe ju po beni per zhdukjen e ketij fenomeni ne Shqiperi, duke ditur qe Shqiperia eshte ne prag te futjes ne Bashkimin Europian?

Pergjigje: Na vjen shume keq, por ne fakt Instituti Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar nuk ka gjetur asnje lloj mbeshtetje nga Komuniteti Europian. Deri me sot qe ne po bejme intervisten, Komuniteti Europian nuk ka mbeshtetur dhe nuk ka bere asnje lloj pune per minimizimin e fenomenit te gjakmarrjes qe vazhdon te jete ne shifra alarmante ne Shqiperi.

Gazetari: Si eshte situata aktuale e fenomentit te gjakmarrjes ne momentin qe flasim?

Pergjigje: Situata aktuale dhe nga puna qe ne po bejme kemi vene re se Shqipetaret tashme jane me te hapur per te shtrire doren e pajtimit dhe te faljes. Kemi vene re se keto familje kane nevoje per mbeshtetjen tone, mbeshtetjen e shtetit me te gjitha strukturat e tij si dhe mbeshtetjen e faktorit nderkombetar per te arritur faljen dhe pajtimin e gjaqeve ne keto familje te demtuara.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *