“Të votojnë të ngujuarit”, Loci në KQZ: Janë 700 familje në gjak

 

 

Familjet e ngujuara nga gjakmarrja kërkojnë që t’u sigurohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas Institutit “Shtëpia e Pajtimit Kombëtar”, në mbarë vendin janë rreth 700 familje të tilla, të cilat kanë të drejtë legjitime për të votuar.”Instituti ‘Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar’ në emër të familjeve që vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes ju kërkon institucioneve shtetërore, partive politike dhe në veçanti, KQZ, të bëjë të mundur që atyre tu mundësohet infrastruktura e nevojshme që ata të votojnë në zgjedhjet e qershorit. Këta persona janë shtetas legjitim të këtij vendi dhe kanë të drejtë të marrin pjesë në votime. Kjo e drejtë e tyre duhet të respektohet nga të gjitha institucionet vendimmarrëse”, tha Agim Loci, shtëpia e pajtimit kombëtar.Një përfaqësi e këtij Instituti pret të takohet më kryetaren e KQZ-së, për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi. Në zgjedhjet e majit 2011, një pjesë e personave që vuajnë ngujimin e gjakmarrjes, mundën të votonin, pasi u shoqëruan nga forcat e policisë drejt qendrave të votimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *