Zgjedhjet, Instituti i Pajtimit Kombëtar apel për personat e ngujuar

download (1)  Instituti i Pajtimit Kombëtar në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit bëri apel që të sigurohet e drejta e votës edhe për personat e ngujuar. Ai i ka drejtuar një kërkesë zyrtare  kryetares së KQZ-së, Lefterie Lleshi ku i kërkon që të mundësohet infrastruktura e nevojshme që personat e ngujuar të mund të votojnë më 23 qershor. “I kemi dërguar një kërkesë kryetares së KQZ-së, zonjës Lefterie Lleshi, për ti kërkuar të ndikojë në zbatimin e të drejtave të këtyre familjeve dhe të mendojë për një zgjidhje për personat e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Në zgjedhjet e mëparshme kemi pasur një përvojë pozitive në këtë drejtim, pasi Instituti i Pajtimit Kombëtar, i ndihmuar nga forcat e rendit ka shoqëruar rreth 700 familje në qendrat e votimit.”- deklaroi kryetari i Institutit të Pajtimit Kombëtar, Agim Loci.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *