



Në prag të vitit të ri mësimor fëmijët e ngujuar bëjnë thirrje për tu shkolluar. Në të gjithë vendin tonë numërohen rreth 134 fëmijë të cilët janë të ngujuar prej fenomenit të gjakmarrjes 34 prej të cilëve vetëm në qarkun e Shkodrës.Agim Loci, drejtor i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” shpjegon se zgjidhja për këta fëmijë do të ishte dërgimi i mësuesve në shtëpitë e familjeve të ngujuara.
Në të gjithë Shqipërinë numërohen të jenë 700 familje të prekura prej gjakmarrjes nga të cilat 350 janë ngujuar.
Çështja e pronësisë ka qenë arsyeja që dy familje në Fan të Burrelit prej vitesh ishin futur në një konflikt të vazhdueshëm, i cili shkoi deri në plagosjen e një prej anëtarëve të tyre. Kryefamiljari S.Q. tregon për “77 News” se situata mund të përfundonte edhe më keq. Por ka qenë Instituti i Pajtimit Kombëtar i cili ka mundësuar që krerët e familjeve të shtrijnë dorën e pajtimit. E takuam njërin prej tyre në këtë institucion. S.Q. tregon se pajtimi u bë në 5 qeshor. “U negociua për disa muaj, derisa arritëm në pajtim”, tregon ai. Kryefamiljari nuk dëshiron të tregojë më shumë detaje, pasi sipas tij çështje të tilla janë delikate në momentin kur bëhen publike. “E ndava me ju këtë eksperiencë pasi është mirë të japim mesazhin se duhet të dimë të falim, duhet të parandalojmë hakmarrjen dhe gjakmarrjen, si forma të shëmtuara të cilat kushtojnë jetë njerëzish”, përfundon ai. Histori të tilla sipas të dhënave që marrim nga instituti sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Aktualisht 700 familje në vendin tonë janë të përfshira nga konflikti dhe fenomeni i gjakmarrjes. Sipas Agim Locit, kreut të këtij institucioni i cili ka degë në 80 për qind të territorit shqiptar si edhe jashtë vendit, situata në vend kohët e fundit është tepër e acaruar. Rasti i vrasjes së vajzës 17-vjeçare Marias, në Shkodër që shokoi të gjithë opinionin publik në vend, si dhe rastet e tjera të ditëve të fundit e dëshmojnë këtë fakt. Sipas tij çdo vrasje duhet të marrë gjykimin e duhur dhe autorët të dënohen maksimalisht. “Po vriten nën emrin e kanunit dhe të gjakmarrjes shumë persona, por në mënyrë abuzive pasi pak e njohin kanunin dhe në emër të tij nuk vriten fëmijë, vajza dhe gra thotë për “77 News” Loci.
– Sa familje nëpërmjet punës suaj kanë falur gjakun dhe aktualisht keni çështje të tjera në proces?
Instituti është themeluar në vitin 2009, si nevojë për t’u ardhur në ndihmë familjeve që janë të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes. Vitin 2011 e konsideroj si vit suksesi, pasi realizuam 22 pajtime. Ndërsa në 6 muajt e parë të këtij viti kemi bërë 6-të pajtime dhe jemi në prag të 5-së të tjerave. Kemi gjithashtu 40 procese të tjera pajtimi dhe shpresojmë t’i mbyllim brenda këtij viti. Ky vit është quajtur viti i paqes e pajtimit dhe dëshirojmë që të kontribuojmë në këtë 100-vjetor të pavarësisë duke pajtuar sa më shumë familje.
-Keni ndjerë vështirësi gjatë punës suaj ?
Kohë më parë u ndeshëm me një rast të vështirë në Lezhë. Teksa u dha fjala nga krerët e familjeve që ato do falnin dhe do pajtoheshin, një i afërm i largët i tyre ndërhyn dhe pajtimi u pengua. Askush nuk ka të drejtë të pengojë faljen me apo pa kanun, madje as me logjikë. Megjithatë ne nuk ndalemi, me këmbëngulje vazhdojmë dhe nuk kthehemi pas. Do të vazhojmë misionin dhe do ta përmbushim atë.
– Ngjarjet e ditëve të fundit kanë tronditur jo vetëm opinionin shqiptar, por dhe atë ndërkombëtar. Ju keni patur takime me krerë të ambasadave të huaja në vendin tonë. Ku u përqëndrua biseda me ambasadorin Arvizu?
Kjo plagë e shoqërisë shqiptare ka ngjallur shqetësim dhe në rangje ndërkombëtare. Për këtë u prita edhe nga ambasadori i SHBA- së, Aleksandër Arvizu dhe biseda me të u përqëndrua në disa drejtime. Ku veçoj, punën që duhet bërë për parandalimin e vrasjeve për gjakmarrje, hartimin e një ligji për dënimin, me qëllim që ai të jetë më i rreptë. Ne po merremi me hartimin e tij për t’ia kaluar më pas qeverisë. Më tepër inters Z. Arvizu shfaqi për të mësuar lidhur me mënyrën e jetesës së këtyre familjeve, të cilat kanë probleme ekonomike, sociale dhe psikologjike.
-Keni gjetur mbështetje nga policia e shtetit për misionet që ju zhvilloni?
Vitet e fundit këto struktura janë forcuar dhe na kanë mbështetur në punën që bëjmë. Kam patur në krah gjatë proceseve të pajtimit dhe Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Drejtësisë. Shpeshherë edhe vetë policia ka hasur probleme nga mentaliteti i shqiptarëve, të cilët nuk denoncojnë dhe kërkojnë t’i zgjidhin vetë konfliktet.
Eriselda Maritini
Read More
Vizita ne SHBA pritja e madhe e Shqiptareve te Diaspores, pritja e madhe e familjes Z. Rrok Nikci perfajsues i deges ne New York te Institutit “Shtepia Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar”te cilin e falenderoj per mbeshtetjen e tij ne kete mision fisnik, i ftuar me 31 Mars nga Shoqata Ded Gjo Luli, TE GJITHE SHQIPTARET BASHKUAR.
Read More DEKLARATE PER SHTYP
INSTITUTI “SHTEPIA DREJTESISE DHE PAJTIMIT DREJTESISE DHE PAJTIMIT KOMBETARE” punon per zgjidhen dhe parandalimin e konflikteve dhe pajtimin e familjeve qe jane te prekur nga fenomomeni gjakmarrjes, duke u nisur nga ngjarjet e fundit ne Tirane po dhe ne qytete te tjera te vendit qe ka pasur disa vrasje , marr shkak per te reaguar per kete situate per faktin e ndrehyrjes te politikes ne keto ngjarje. Nuk eshte aspak normale qe disa forca politike keto ngjarje ti perdorin politikisht pasi kjo nuk i sherben sigurise dhe stabilitetit ne vend, si dhe ne cdo vend tjeter te Europes ndodhin keto vrasje qe mund jene asksidentale apo te qellishme por palet politike ne vendet e europes tregohen te kujdeshme per te komentuar apo per ti perdorur ngjarjet te tilla politikisht . Bej me dije se raste tilla jane perdorur disa here nga partite politike duke e acaruar dhe duke krijuar panik te panevojshem ne vend. Gjithashtu shpreh bindjen qe policia e shtetit ka treguar gadishmeri te plote per hetimin dhe zbardhjen e ketyre ngjareve ne kryeqytet dhe qytete te tjera ISHDPK eshte ne mbeshtetje te strukturave te Shtetit qe jane pergjegjese per parandalimin e ketyre ngjarjeve duke parandaluar krimin.
Në prag të vitit të ri mësimor fëmijët e ngujuar bëjnë thirrje për tu shkolluar. Në të gjithë vendin tonë numërohen rreth 134 fëmijë të cilët janë të ngujuar prej fenomenit të gjakmarrjes 34 prej të cilëve vetëm në qarkun e Shkodrës.
Agim Loci, drejtor i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” shpjegon se zgjidhja për këta fëmijë do të ishte dërgimi i mësuesve në shtëpitë e familjeve të ngujuara.
Në të gjithë Shqipërinë numërohen të jenë 700 familje të prekura prej gjakmarrjes nga të cilat 350 janë ngujuar.
Read More
Agim Loci works to help his countrymen observe a time-honored code for resolving disputes – but without violence.
The girl’s two brothers thwarted the attack at the last moment. But the matter did not stop there: The family wanted revenge. But Mr. Loci made a highly unusual decision: He took his friend, tied him up, and made him stand in a field before the girl’s entire family.
Read More