Vrasjet për gjakmarrje. Nuk respektohet pakti i faljes

Një pjesë e mirë e vrasjeve të ditëve të fundit kanë patur për motiv hakmarrjen. Për këtë arsye Shtëpia e Pajtimit Kombëtar gjykon se një pjesë  e tyre kanë qënë historitë e vjetra dhe të mbyllura, por fatkeqësisht ato janë rihapur sërisht për arsye nga më të ndryshmet duke shkelur kështu dhe ligjet e mirëfillta të kanunit.

Drejtori i këtij institucioni Agim Loci, i referohet ngjarjes të pak ditëve më parë kur në Burrel u vranë për çështje pronësie tre persona nga e njëjta familje. Ai kërkon, që strukturat e shtetit të veprojnë duke dhënë dënimin maksimal.

“Përsa i përket ngjarjes në Burrel kam pasur informacion që ai e ka pasur të zgjidhur problemin. Unë kam kontaktuar personalisht me personin që është vrarë se ka qenë ndërmjetës edhe në një proces mes dy fisesh. Ajo që ndodhi është për të ardhur keq. Pra nuk kishim informacion që ajo familje kishte nevojë për ndërmjetësimin e këtij Instituti”- tha Loci.

Vetëm për këtë vit institucioni që drejton në bashkëpunim me 160 misionarë të paqes sipas Locit kanë mundur të realizojnë 6 pajtime, por priten dhe dy të tjera të mbyllen brenda gushtit. “Kemi arritur që nga janari të pajtojmë gjashtë familje. Janë në process pajtimi 48 familje,pjesa më e madhe e Shkodrës. Ne po punojmë për zbutjen e këtij fenomeni, për minimizimin e këtij fenomeni”- tha Loci.

Në vendin tonë mbi 3 mijë familje rezultojnë të ngujuara prej shumë vitesh nëse këtij numri i shtohen dhe rastet e viteve të fundit, të cilat kanë qenë jo të pakta në numër situatea sipas Locit konsiderohet alamante. Këto familje thotë Loci duhet të jenë edhe nën vëmendjen e pushtetit vendor, pasi ata duhet të punojnë më shumë me komunitetin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *