Loci, për 1450 familje të ngujuara për 8 majin
1450 familje të ngujuara apo që janë në gjakmarrje, rrezikojnë që të mbeten pa votuar në zgjedhjet vendore të 8 majit. Për tu bërë të mundur këtyre familjeve që të realizojnë të drejtën e tyre ligjore të votes, Agim Loci drejtori ekzekutiv i institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, kërkoi bashkëpunimin e policisë së shtetit.
Zona e cila ka edhe numrin më ta lartë të hasmërive në vendin tonë përcaktohet që të jetë Shkodra e ndjekur më pas edhe prej rretheve të tjera të cilat nuk mbeten shumë pas, përsa i përket numrit të të ngujuarve.