Loci: Gjakmarrja, plagë dhe në vitin 2011
Instituti “Shtёpia e drejtёsisё dhe e pajtimit kombёtar” ka reaguar duke i bёrё thirrje institucioneve shtetёrore tё marrin masa pёr gjetjen dhe dёnimin e autorёve tё vrasjeve, me motive gjakmarrje tё ndodhura ditёve tё fundit.
Drejtori ekzekutiv i kёtij instituti, Agim Loci u shpreh se gjakmarja, edhe pse nё vitin 2011-tё, vazhdon tё mbetet njё plagё pёr shoqёrinё shqiptare.
Ditёve tё fundit kanё ndodhur disa vrasje me motive gjakmarrjen. Nё qytetin e Shkodrёs Admir Tafili, vrau dy vёllezёrit Pjetrushi pёr tu hakmarrё pёr babanё e tij. Por edhe vrasja e ndodhur tё shtunёn nё qytetin e Elbasanit ku tre vetё tё sё njёjtёs familje mbetёn tё vdekur, dyshohet se ёshtё bёrё pёr gjakmarrje.