Raport mbi Analizen Vjetore 2013

Raport mbi Analizen Vjetore 2013 të mbajtur me 13 shkurt 2014 në Ambjentet e Hotel Tirana International nga Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar “. Data : E Enjte 13 shkurt 2014 Ora : 10:30-12:00
Tema : Analiza Vjetore 2013 Në këtë analize vjetore të zhvilluar nga I.SH.D.P.K analizuam punën e vitit 2013 të bëre nga misionarëve të pajtimit duke cilesuar një vit I sukseshem mbi pajtimet mes familjeve ,parandalimet e konflikeve dhe zgjidhjen e tyre .Në këtë analizë Drejtori I I.SH.D.P.K Z.Agim Loci duke falenderuar pjesëmarrësit për punën e tyre vleresoj gjithashtu praninë e përfaqësusve të trupit diplomatik në Shqipëri që ishin të pranishëm .Në këtë analizë një sukses I arritur nga misionarët e këtij instituti ishte data 23 qershor 2013, shoqërimi I familjeve të ngujuar në zgjedhjet parlamentare ,I cili rezultoi me sukses dhe pa incidente .shumë aktivitete të tjera nga ky institut janë zhvilluar në ambjentet “Shtepia e Paqes “pjese e institutit “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar “si 1 qershori –festa kombëtare e fëmijve ,ku kanë marrë pjesë 140 fëmijë të prekur nga fenomeni I gjakmarrjes,15 shtator –fillimi I shkollës ,ku morën pjesë 100 fëmijë të prekur nga fenomeni I gjakmarrjes që u pajisën me çanta shkolle dhe mjete shkollore , me datë 23 nëntor 2013 mbahet konferenca e madhe me temën” SFIDAT E GJAKMARRJES” ku të pranishëm ishin trupi dipllomatik , zv. Ministra e Arsimit, Përsonalitete të jetës artistike në Shqiperi Z.Bujar Asqeriu gjithashtu dhe poeti Agim Doçi dhe mbi 400 misionare të pajtimit të ardhur nga Kosova ,Mali I Zi ,për të përshëndetur këtë koference .Nuk mund të lëmë pa përmendur daten 29 dhjetor për festat e fundvitit ku morën pjesë mbi 50 fëmije të prekur nga fenomeni I gjakmarrjes te cilave I janë ndarë dhurata dhe është dhënë një koncert nga Ansambli Popullor i Tiranes ,Në të gjitha aktivitete të zhvilluara kanë marrë pjesë përsonalitete të huaja dhe të vendit .Të gjitha aktivitetet e zhvilluara janë ndjekur nga mediat shqiptare dhe të huaja.Në këtë analizë u hodhen ide të reja për të ndërtuar një strategji për vitit 2014 për të pasur më shumë sukses këtë vit duke I bërë thirrje autoritetëve shteterore për një bashkëpunim më të ngushtë për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes .Fjala e Ambasadoreve ishte domëthënëse për të luftuar këtë fenomen të gjithe së bashku duke bashkëpunuar në të gjitha fushat .Në këtë analize ishin të pranishëm, dhe 6 anatere të rinj të antaresuar ,të cilët shprehen dëshirën e madhe për tu bërë pjesë i këtij misioni kaq të veshtire por shume fisnik.Në fjalen e Antares Ueda Damjani “Jam shumë mirënjohëse këtij institute sepse më ka mësuar se në këtë jetë nuk ka gjëra të pamundura ,çdo gjë mund të realizohet nëse ke dëshire dhe vullnet . gjithashtu dhe Ervin Cingu I cili shprehet “Ndjehem Krenar që jam pjesë I ketij instituti ,edhe pse kam vetem 4 muaj që jam antar ,kam marrë pjesë në 2 pajtime në rrethin e Krujes . Nuk lemë pa përmendur dhe fjalimet e përfaqësuseve të organizatave të tjera,Përfaqësues I shoqateve adhetare , ,përfaqesues I IGF në Shqipëri .Përfaqësues të komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi. Përfaqësues të Fondacioni Harriet Martineau ,dhe fondacioni “ FOOD BANK “Gjithashtu pjesëmarrës ishin dhe koordinatore të I.SH.D.P.K të Qarqeve Shkoder ,Lezhë,Durrës ,Tirane etj ,si dhe këshilltar juridik, punonjës sociale dhe psikologe. që operojnë në terren. Në fund të koferencës u diskutua shumë ,dhe u dhanë sygjerime dhe komente për vazhdimësinë e këtij misioni të madh dhe human .
analiza2013

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *