



TIRANE – Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Instituti i Pajtimit Kombëtar bën apel që të sigurohet e drejta e votës edhe për personat e ngujuar.
Përmes një kërkese zyrtare, drejtuar kryetares së KQZ-së, Lefterie Lleshi, Instituti i Pajtimit Kombëtar kërkon që të mundësohet infrastruktura e nevojshme që personat e ngujuar të mund të votojnë më 23 qershor.
“I kemi dërguar një kërkesë kryetares së KQZ-së, zonjës Lefterie Lleshi, për ti kërkuar të ndikojë në zbatimin e të drejtave të këtyre familjeve dhe të mendojë për një zgjidhje për personat e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Në zgjedhjet e mëparshme kemi pasur një përvojë pozitive në këtë drejtim, pasi Instituti i Pajtimit Kombëtar, i ndihmuar nga forcat e rendit ka shoqëruar rreth 700 familje në qendrat e votimit.”- deklaroi kryetari i Institutit të Pajtimit Kombëtar, Agim Loci.
Sipas Locit, ky institut po përgatit listën e familjeve që nuk mund të dalin nga shtëpitë për të marrë pjesë në votime.
Read More
Instituti“Shtëpia e Drejtësisë dhe e pajtimit Kombëtar’’ në emër te familjeve që vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes, kërkon nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të bëjë të mundur që edhe atyre tu mundësohet infrastruktura e nevojshme për të votuar në zgjedhjet e qershorit. Këta persona janë shtetas legjitim të këtij vendi dhe kanë të drejtëqë të marrin pjesë në votime.
Interviste ne “SHTEPINE PAQES” ne Kuvendim e Burrave, me gazetaren Spanjolle pas inspektimit te familjeve te prekur nga fenomeni i gjakmarrjes.
Nga ana e gazetares eshte shprehur nje interes i larte ne njohjen e fenomenit te gjakmarrjes, i cili ka ngujuar shume familje ne Shqiperi. Gazetarja ka bere inspektime, intervista dhe filmime ne terren duke pasqyruar situaten teper alarmante ne te cilen ndodhen keto familje. Drejtori e Institutit Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar z.Agim Loci, ka bere nje pasqyrim te te gjithe situates reale ne te cilen ndodhen familjet e prekura nga ky fenomen dhe thirrjes per ndihmese te ketyre familjeve. ISHDPK-ja ka bere nje pune te madhe ka theksuar Drejtori ISHDPK-se z. Agim Loci, por kerkohet akoma dhe me shume ndihma e te gjithe institucioneve mediatike, per realizimin e sa me shume fushatave sensibilizuese per largimin e ketij fenomeni dhe pajtimit te familjeve te prekura tashme.
Gjate inspektimit te bere ne familjet e ngujuara ne zonen e Kurbinit, z. JAY PORTER perfaqesues ne Ambasaden Amerikane, me detyre POLITICAL OFFICER, EMBASSY OF THE UNITED STATES OF AMERICA, i shoqeruar ne kete inspektim me DREJTORIN EKZEKUTIV ISHDPK-se z.AGIM LOCI, si dhe me Koordionatorin e ISHDPK-se per zonen e Kurbinit, z.Xhek Bushi. Ne keto vizita z.Jay Porter u njoh nga afer me situaten reale te ketyre familjeve, duke biseduar dhe pare problematikat e tyre. Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar me drejtor z.Agim Loci, ka dhene mbeshtetjen e tij per keto familje ne zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e tyre. Por per te arritur rezultat eshte e nevojshme te japin kontributin e tyre te gjithe institucionet kombetare dhe nderkombetare. Me kete rast falenderojme Ambasaden Amerikane ne Shqiperi, e cila po merret seriozisht ne ndihmese te ketyre familjeve dhe ne zhdukjen e fenomenit te gjakmarrjes.