1 Qershori, feste dhe dhurata per femijet e ngujuar ne “Shtepine e Paqes”.

Posted

INSTITUTI “SHTEPIA E DREJTESISE DHE PAJTIMIT KOMBETAR” ME 1 QERSHOR FESTON FESTEN NDERKOMBETARE TE FEMIJEVE NE “SHTEPINE E PAQES” NE FSHATIN LARUSHK FUSHE-KRUJE ME FEMIJET E PREKUR NGA FENOMENI I GJAKMARRJES DHE FEMIJET JETIME.

Fjalen e hapjes e beri perfajsuesja e femijeve te prekur nga fenomeni i gjakmarres ELIDA LOCI. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, shtetit tek ata. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive koncerte. 1 Qershori është Dita Ndërkombetare e Fëmijëve. Në Shqiperi dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsidesueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit. Kjo gjë koncidoi të ishte në të njejtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre. Meritojn nje Urim dhe pake vemendje ne dite nderkomtare per Femijet. Po me shume meritojne femijet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes dhe Femijet jetime ,Po ju drejtohemi politikes duke bere Apel per ti mbeshtetur keto femijet te cilet kane nevoje me shume se nga te gjithe. Ne kete aktivitet moren pjese perfajsues te partive politike qe percollen mesazin e paqes, student te akademise se arteve, ansambli I kenges se qytetit te Fushe – Krujes , kengetar me cilteli etj.

Gezuar Engjej te vegjel! Dhe u rritshi me nje femijeri te lumtur dhe me nene dhe babe!

Zoti ju bekofte.

Read More

Drejtori i ISHDPK-se z.Agim LOCI takim pune me Znj.Marion LConsultancy AM

Posted

Drejtori i ISHDPK-se z.Agim LOCI, ka patur nje takim pune me perfaqesuesen e larte te Drejtesise se Australise Zj.Marion LConsultancy AM  ne ” SHTEPINE E PAQES ” ne fshatin Larushk te Fushe-Krujes. Znj.Marion LConsultancy AM ka premtuar mbeshtetje per Institutin Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar (ISHDPK) dhe se bashku me z.Agim LOCI ka inspektuar  familjet e prekura nga fenomeni i gjakmarrjes ne zonen e Shkodres.

Read More

GjAKMARRJA NJE SFIDE PER TE GJITHE

Posted

“GjAKMARRJA NJE SFIDE PER TE GJITHE” do te luftohet me arsim.

Kjo eshte nisma e Institutit “Shtepia e Drejtesise dhe e Pajtimit Kombetar”. Shoqeria civile angazhohet ne uljen e numrit te familjeve ne hasmeri nepermjet futjes se kurikulave te reja shkollore ne arsimin baze dhe ate te mesem. Nepermjet kesaj nisme pritet qe te forcohet nocioni i shtetit ligjor dhe ndershkueshmeria sipas ligjit.Krahas pajtimit te familjeve ne hasmeri, ISHDPK ka intensifikuar perpjekjet me Ministrine e Arsimit qe lufta ndaj fenomenit te gjakmarrjes te zhvillohet nepermjet emancipimit shoqeror. Duke perfshire ne kurikulat shkollore nje disipline te caktuar mbi edukimin ligjor dhe shtetin e se drejtes. Instituti “Shtepia e Drejtesise dhe e Pajtimit Kombetar”, gjate tremujorit te pare te vitit 2013 eshte fokusuar ne dhenien e ndihmave ushqimore per te gjithe grate dhe femijet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike te ketyre familjeve ISHDPK ka shperndare ne terren sasi ushqimesh per te cilat kerkohet sensibilizim mbarekombetar per vijimin e mbeshtetejes se ketyre familjeve. Ne kete konference te Institutit “Shtepia Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar” merrnin pjese Zv.Ministre e Drejtesise Zj.Brikena Kasmi gjithshatu dhe Irma Baraku, Komisionere per mbrojtjen nga Diskriminimi. I falenderojme per mbeshtetjen e madhe dhe ISHDPK-se.

Read More

Interviste me gazetarin Rus te televizionit Channel One Russia,ne Shtepine e Paqes.

Posted

Gjate dites se sotme ne Shtepine e Paqes eshte mbajtur nje interviste per nje nga televizionet me prestigjoze shteterore ne Rusi. Drejtori Ekzekutiv i Institutit Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar z.Agim Loci ka dhene nje interviste per gazetarin e njohur Ergeny Barandy te Televizionit Channel One Russia, i cili ka qene i interesuar per tu njohur me situaten e fenomenit te gjakmarrjes dhe burrereshave ne Shqiperi. Me poshte po shkepusim disa nga pyetjet e shtruara gjate intervistes se Gazetarit Ergeny Barandy me z.Agim Loci:

Gazetari: Zoti Loci, Instituti Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar qe ju drejtoni, a ka patur mbeshtetje nga Shteti Shqipetar?

Pergjigje: Ne kemi gjetur mbeshtetje te madhe nga Policia e Shtetit dhe nga Ministria e Drejtesise. Ju jemi mirenjohese qe c’do kerkese tonen e kane shqyrtuar me kujdesin maksimal dhe na kane dhene ndihmen e duhur per te arritur zgjidhjen, apo mbrojtjen e kerkuar.

Gazetari: Po nga Komuniteti Europian a keni gjetur mbeshtetje ne punen qe ju po beni per zhdukjen e ketij fenomeni ne Shqiperi, duke ditur qe Shqiperia eshte ne prag te futjes ne Bashkimin Europian?

Pergjigje: Na vjen shume keq, por ne fakt Instituti Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar nuk ka gjetur asnje lloj mbeshtetje nga Komuniteti Europian. Deri me sot qe ne po bejme intervisten, Komuniteti Europian nuk ka mbeshtetur dhe nuk ka bere asnje lloj pune per minimizimin e fenomenit te gjakmarrjes qe vazhdon te jete ne shifra alarmante ne Shqiperi.

Gazetari: Si eshte situata aktuale e fenomentit te gjakmarrjes ne momentin qe flasim?

Pergjigje: Situata aktuale dhe nga puna qe ne po bejme kemi vene re se Shqipetaret tashme jane me te hapur per te shtrire doren e pajtimit dhe te faljes. Kemi vene re se keto familje kane nevoje per mbeshtetjen tone, mbeshtetjen e shtetit me te gjitha strukturat e tij si dhe mbeshtetjen e faktorit nderkombetar per te arritur faljen dhe pajtimin e gjaqeve ne keto familje te demtuara.

 

Read More

ISHDPK, Agim Loci shpalos projektin per menyren e votimit te familjeve te ngujuara.

Posted

Familjet e prekura nga gjakmarrja do votojnë, Loci: Shoqërim me polici private

TIRANË- Teksa dhe pak javë na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” është në përfundim të strategjisë për marrjen pjesë në votime të familjeve që janë të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes.

Kryetari i Institutit Agim Loci në një intervistë për News24 deklaron se shoqërimi do të bëhet nga koordinatorët dhe misionarët në rrethe dhe nga makinat e një policie private dhe se për këtë projekt ka pasur edhe një takim me kryetaren e KQZ-së.

“Do jetë një shoqërim me koordinatorët dhe me misionarët, do monitorohet nga qendra për mbarëvajtjen. Familjet do jenë nën mbikëqyrje, ne kemi kërkuar ndihmë edhe nga policia e shtetit, ata do shoqërohen nga makina të policisë private që të votojnë si të gjithë shqiptarët”, tha Loci.

Ai më tej shpjegon se projekti shtrihet në 6 qarqe të vendit dhe se janë rreth 300 familje të prekura nga fenomeni, ndërsa qarku me i prekur është ai i Shkodrës dhe më pas vjen ai Lezhës.

“Qarku me më shumë familje është ai i Shkodrës. Nëqoftëse në do dërgonim kutitë nëpër shtëpitë e tyre do të thotë që të legalizojmë ngujimin e tyre. Është më mirë të dalin të votojnë”, thotë ai.

Sipas Agim Locit, kohët e fundit vihet re një ulje e rasteve të gjakmarrjes pasi shqiptarët po ndërgjegjësohen dhe po i shtrinë dorën njëri-tjetrit për pajtim.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Read More

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, z. Agim Loci

Posted

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”,  z. Agim Loci.  Z. Loci tha se Instituti që ai drejton ka arritur deri tani të regjistrojë rreth 60% të anëtarëve të familjeve që janë në gjak në të gjithë Shqipërinë dhe se së shpejti këtë listë emërore do t’ia dorëzojë edhe KQZ-së, po gjithashtu z.Loci theksoi qe menyra se si do votohet per familjet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes eshte i qarte do shoqerohen nga koordinatoret dhe misionare te ishdpk-se per ne qendrat e votimit, Krytarja Zj.Lefteri Lleshi e mirepriti kete kerkese drejtuar nga z.Loci. Kryetarja e KQZ -se eshte informuar se Instituti Shtepia e Drejtesise e ka kundershtuar qe te dergohen kutite per ne familjet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes . Krytarja e KQZ-se e ka pershendetur nismen dhe menyren qe ka paraqitur z.Loci.

Read More