ISHDPK organizon takim me delegacionin Francez te zyres se emigracionit
RAPORT MBI TAKIMIN NE SHKODER
MES DELEGACIONIT FRANCEZ (OFPRA) DHE INSTITUTIT “SHTEPIA E DREJTESISE DHE PAJTIMIT KOMBETAR” I.SH.D.P.K
Data: E enjte, 11 Korrik 2013
Ora: 11:30am
Kohëzgjatja: 1 ore
Pjesëmarrësit: 18 total, përfaqësues të (OFPRA) – Zyra franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi, Takim me Stafi i I.SH.D.P.K- Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”
Vëndtakimi: Hotel-restrorant Tradita, Shkodër
Tema: Gjakmarrja
Cështjet e shqyrtuara:
Panoramë e pergjithëshme mbi punën dhe aktivitetin e I.SH.D.P.K.
- Prezantim i përgjithshëm i organizates per punën brënda dhe jashtë Shqipërisë . Prej sa vitesh operon si Institut, format e operimit, si merret në trajtim një çeshtje per ndermjetesim , hapat që ndiqen në zgjidhjen e saj, nga plotësimi i formularit te kerkeses se ndermjetesimit deri ne zgjidhjen e këti konflikti.
Fenomeni i gjakmarrjes dhe kërkesat për Azilit:
- Eshte biseduar rreth fenomenit të gjakmarrjes, çfarë është ky fenomen, cilat janë arsyet që dërgojnë familjet drejt aktit të gjakmarrjes, si mundësohet realizimi i negocjimit dhe pajtimit (“Faljes së gjakut”) mes familjeve?
Votojnë familjet e ngujuara
Sot Instituti Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar, ka realizuar shoqërimin e mbi 50% të familjeve të ngujuara, në Tiranë, në Qarkun Durrës, qarkun Shkodër , qarkun Lezhë janë shoqëruar për në kutite e votimit, puna është koordinuar në mënyrë perfkte dhe gjithçka ka shkuar më së miri. Ishte vërtetë një punë e lodhshme, po kur del me sukses nuk ndjen me lodhje. “Më vjen mirë për një pjesë që shoqërova sot se shprehen deshirën e madhe për të votuar për herë të parë, falënderoj të gjitha familjet që na kanë mirëkuptuar për punën tonë si institut, kjo është detyra jonë si organizatë për të koordinuar punën në terren për t’i mbështetur këto familje në këtë komunitet. Dua të falënderoj pushtetin vendor anëtarët e qëndrave të votimit të cilët u treguan të gatshëm duke bashkëpunuar duke i futur pa radhë, që votimi i tyre të mbaronte sa më shpejt për t’ju shmangur ndonjë incident. Kemi bërë vetëm detyrën tonë si misionarë të Paqes, në shërbim të Kombit. Falenderoj kordinatorët dhe misionarët për punën e tyre te palodhshme. Zoti e bekofte Shqiperine. U shpreh Drejtor Ekzekutiv në Instituti “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar”
Read MoreVERTETIM I FALSIFIKUAR; THE FAKED CONFIRMATION FORM
Ky formular eshte falsifikuar duke mashtruar Shqiptaret per te
kerkuar azil ne shtetet e huaja. Instituti Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar
informon te gjithe opinionin publik dhe ate nderkombetar qe te gjithe
personat qe paraqesin kete formular prane zyres se emigracionit te refuzohen pasi formulari eshte i falsifikuar.
Policia e shtetit ka bere te mundur arrestimin e personit qe mbante
keto formular duke i shitur ne vlera te ndryshme. Dua te informoj te gjithe
ata qe kane marre keto formulare dhe ata qe do vazhdojne te marrin, qe ky eshte nje mashtrim nga
falsifikatoret te cilet duan te perfitojne duke ju mashtruar, dhe ky
formular eshte i pavlefshem per autoritet e shteteve qe do te paraqiteni.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Faleminderit,
Agim Loci
Drejtor Ekzekutiv
ENGLISH
This is the form that is falsified to fraudulently Albanians
seeking asylum in foreign countries. Home Institute of Justice and National Reconciliation
informs all public and international opinion that all
persons who submit this form at the immigration office will be rejected as falsified.
State Police has made possible the arrest of the person carrying
these forms for sold in different values. We want to inform all
those who have received these form and those who will continue to take, this is a trick by
forgers who want to profit by deceiving you, and this
form is invalid by the authority of states that will appear.
Thank you for your understanding.
Agim Loci
Executive Director
1 Qershor 2013 se bashku me femijet ne “Shtepine e Paqes”
Instituti “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar” me date 1 Qeshor 2013 ne Festen Nderkombetare e Femijeve, feston ne “SHTEPINE E PAQES” kete feste ,e feston me femijet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes dhe me femijet jetime. Ne kete feste do jepet nje koncert festiv, femijet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes do percjellin nje mesazh te madh per Paqe duke ju drejtuar politikes Shqiptare te kene vemendje me te madhe per ti ndihmuar keto femije, per ti ndihmuar ne edukimin e tyre , sollgani i tyre eshte “DHE NE KEMI TE DREJTE TE FESTOJME SI TE GJITHE MOSHATARET TANE”.
Zoti e bekofte Shqiperine.
Read MoreUN Special Rapport for Extrajudicial Execution
UN Special Rapporteur on Extrajudicial Executions, Professor Philip Alston
KONFERENCE, Instituti “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar”
Tetor 7 2010
Instituti “Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar” ne date 07/10/2010 ora 11, u zhvillua conferenca me temen :”Programi i Zhvillimit mbi Mbeshtetjen e Familjeve te Prekura nga Gjakmarrja dhe Ndikimi yne mbi Edukimin e Femijeve te Ngujuar ne Shqiperi”.
Read More