Reportazh per I.SH.D.P.K

 

Gazeta “Ilyria Press News The Albanian-American-Newspaper” e njohur ne shume shtete te Amerikes, ben nje reportash per I.SH.D.P.K ,duke e vleresuar punen dhe kontributin e misionareve te pajtimit. Pas analizes vjetore te 2013 – tes per punen, sukseset e arritura dhe strategjia per vitin 2014.Me poshte artikulli i botuar:

“Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” ndihmon fëmijët e ngujuar

 150 fëmijë kanë përfituar ndihmë për t’u pajisur me mjete shkollore, ndërsa qindra familje u ndihmuan që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 pa incidente

Aristir Lumezi

Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” që angazhohet me pajtimin e gjaqeve dhe kundër fenomenit të hakmarrjes është vënë në ndihmë të fëmijëve të ngujuar.

Në një analizë vjetore të punës së këtij instituti, Agim Loci, drejtor i tij, viti 2013 konsiderohet si shumë i suksesshëm sa i takon aktivitetit të misionarëve të pajtimit për pajtimet mes familjeve, parandalimet e konflikeve dhe zgjidhjen e tyre.

Një nga sukseset Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, që është vlerësuar dhe nga diplomatët e huaj në Tiranë janë zgjedhjet e 23 qershor 2013, ku me qindra familje të ngujuara u shoqëruan në qendrat e votimit ku ata shprehën vullnetin e tyre zgjedhor përmes votës, i cili rezultoi me sukses dhe pa incidente.

Në këtë analizë u hodhen ide të reja për të ndërtuar një strategji për  vitit 2014 për të pasur më shumë sukses këtë vit duke i bërë thirrje autoritetëve shteterore për një bashkëpunim më të ngushtë për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes.

Por nuk kanë qenë të pakta dhe aktivitetet në ndihmë të fëmijëve të ngujuar.

Në ambientet “Shtëpia e Paqes” pjesë e institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” është festuar 1 qershori, festa e fëmijëve, ku kanë marrë pjesë 140 fëmijë të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes, 15 shtatori si fillimi i vitit të ri shkollor, ku morën pjesë 100 fëmijë të prekur nga ky fenomen të cilët u pajisën me çanta shkolle dhe mjete shkollore.

Më datë 23 nëntor 2013, rreth 400 misionarë të pajtimit të ardhur dhe nga Kosova dhe Mali i Zi u mblodhën në konferencën e madhe me temën “SFIDAT E GJAKMARRJES”, ku të pranishëm ishin dhe anëtarë të trupit diplomatik në Tiranë, zv. Ministrja e Arsimit, përsonalitete të jetës artistike në Shqiperi, aktori i njohur i Teatrit Kombëtar Bujar Asqeriu, poeti Agim Doçi dhe mbi 400 misionare të pajtimit të ardhur nga Kosova e Mali i Zi për të përshëndetur këtë koference.

Në këtë analize ishin të pranishëm, dhe 6 antarë të rinj që shprehen dëshirën e madhe për t’u bërë pjesë i këtij misioni kaq të veshtire por shume fisnik.

Antarja Ueda Damjani tha se i ishte “shumë mirënjohëse këtij institute, sepse më ka mësuar se në këtë jetë nuk ka gjëra të pamundura, çdo gjë mund të realizohet nëse ke dëshirë dhe vullnet”.

Kurse, antari tjetër Ervin Cingu tha: “Ndihem krenar që jam pjesë i këtij institute. Edhe pse kam vetem 4 muaj që jam antar, kam marrë pjesë në 2 pajtime në rrethin e Krujës”.

Instituti ka gjetur mbështetje edhe nga organizata partnere si “IGF” në Shqipëri nga Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, nga Fondacioni Harriet Martineau dhe fondacioni “FOOD BANK”.

Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe pajtimit kombëtar”, nuk i ka lënë jashtë vëmendjes fëmijët e ngujuar edhe në festat e fundvitit.

Në 29 dhjetor për festat e fundvitit ku morën pjesë mbi 50 fëmijë të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes të cilëve i janë ndarë dhurata dhe është dhënë një koncert nga Ansambli Popullor i Tiranës.

Në të gjitha aktivitetet e zhvilluara kanë marrë pjesë përsonalitete të huaja dhe të vendit.

Në të gjitha aktivitete të zhvilluara kanë marrë pjesë përsonalitete  të  huaja dhe të vendit .Të gjitha aktivitetet  e zhvilluara janë ndjekur nga mediat shqiptare dhe të huaja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *